‘Në krizë politike nga 2020’/ Bullgaria mban zgjedhjet e katërta në më pak se dy vjet

‘Në krizë politike nga 2020’/ Bullgaria mban zgjedhjet e katërta në më pak se dy vjet

11:29, 02/10/2022
A+ Aa A-

Qytetarët në Bullgari votojnë më 2 tetor në zgjedhjet e përgjithshme. Këto janë zgjedhjet e katërta në 18 muajt e fundit, në mes të pritjeve se do të prodhojnë një Parlament të fragmentuar dhe bisedimeve të vështira për të formuar një koalicion qeverisës.

Bullgaria, me një popullsi prej afër 7 milionë banorësh, është në krizë politike që nga viti 2020, kur vendi u përball me protesta mbarëkombëtare pas zemërimit të publikut të akumuluar për shumë vite për shkak të korrupsionit. Pjesa më e madhe e zemërimit ishte lidhur me liderin shumëvjeçar Boyko Borisov, dhe partisë së tij Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB).

Qeveria e fundit, e udhëhequr nga Kiril Petkov, kolapsoi në qershor vetëm gjashtë muaj pasi mori mandatin, pasi njëri prej partnerëve doli nga koalicioni qeverisës. Petkov, që udhëheq partinë pro-referomave, Ne Vazhdojmë Ndryshimin (PP), është përballur me sfida në përmbushjen e zotimeve të tij për të çrrënjosur korrupsionin.

Ai po ashtu ka mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Rusia është një shtet që tradicionalisht ka raporte të mira me Bullgarinë dhe Petkov po ashtu ka akuzuar Kremlinin se ka ndihmuar në orkestrimin e rrëzimit të Qeverisë së tij, pasi Bullgaria refuzoi të paguajë me rubla për gazin rus.

Sondazhet e publikuara një ditë para zgjedhjeve thanë se GERB kishte mbështetjen e 25-26 për qind të votuesve, ndërkaq partia PP e Petkovit kishte mbështetjen e 16.5 për qind të votuesve.

Pritet që deri në tetë parti të kalojnë pragun prej 4 për qind për të fituar ulëse në Parlamentin bullgar prej 240 mandatesh.

Një prej këtyre partive, Rilindja, subjekt i ekstremit të djathtë, sipas sondazheve, mund të fitojë rreth 11 deri në 13 për qind të votave. Kjo parti ka fituar avantazh nga vala e populizmit që ka mbërthyer Evropën – teksa parti të ekstremit të djathtë kanë shënuar fitore në Itali dhe Suedi – në mes të frikës ekonomike dhe pasigurisë që fillimisht u nxit nga pandemia e COVID-19, e më pas edhe nga pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës.

Partia Rilindja ka premtuar se do ta largojë Bullgarinë nga Bashkimi Evropian dhe NATO dhe do të shtyjë përpara politika miqësore me Kremlinin.

Përderisa shumë ekspertë vlerësojnë se retorika anti-Perëndim e partisë Rilindja është përdorur më shumë për fushatë, ata paralajmërojnë për kujdes lidhur me atë se çfarë po bën kjo parti për t’u afruar me Kremlinin.

Qendra e votimit janë hapur në orën 07:00 sipas kohës lokale dhe do të mbyllen në orën 20:00./ REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani02/10/2022 15:05

Sic po shihet dhe po faktohet shume qarte, nepermjet zgjedhjeve te fundit qe po mbahen ne vende te ndryshme te BE, pra ne vendet Perendimore, ka nje trend drejt fitoreve te krahut te djathte, konservator dhe te eksteit te djathte. Ajo qe po vihet re ne qendrimet e lidereve te ketyre aleancave fituese eshte te gjithe ekstremistet e djethe po kerkojne nje qendrim me zbutes ndaj Rusise dhe Putinit, pra nje qendrim "anti-Perendim"!! Kjo do te thote qe "Perendimi" i deritanishem nuk paska qene dhe nuk eshte vertete ai Perendim i lirise dhe demokracise se dikurshem, por eshte nje Perendim majtisto-komunist qe po rreshket drejt degjenerimit dhe shkaterrimit te idealeve demokratike mbi te cilat u krijua! Bota Perendimore me ane te teorive dhe praktikave grobaliste po rreshket drejt te majtes ekstreme. Pra, sot kemi nje "Perendim" me parime dhe strategji lindore qe po rreshket drejt nje shoqerie liberale kaotike dhe pa rregulla dhe nje ndryshim i domosdoshem i shoqerise dhe rikthimit drejt vlerave me te mira njerezore konservatore dhe demokratike te nje bote te vertete demokratike!!! E majta sot ka deshtuar globalisht!!! Ishte nje deshtim dhe nje mashtrim social-politik. Prandaj pritet qe ne te gjithe Evropen, ne SHBA dhe ne Bote e fitojne forcat e djathta, konservatore dhe te djethtes ekstreme ne nje mase te gjere!

Shto koment

Denonco