Tërhoqi zvarrë gomarin e plagosur, arrestohet zyrtari grek, qytetarët thirrje për shkarkimin e tij

Tërhoqi zvarrë gomarin e plagosur, arrestohet zyrtari grek, qytetarët thirrje për shkarkimin e tij

21:04, 28/08/2022
A+ Aa A-

Pamjet të rënda janë publikuar nga mediat greke ku shihet se një gomar i plagosur tërhiqet zvarrë me një automjet për rreth një km.

Mediat greke shkruajnë se për këtë ngjarje është arrestuar nënkryetari i bashkisë së Zicës, 63-vjeç.

Por ai vetë ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Në videon që qarkullon në internet shihet gomari i përgjakur . Një qytetar ka regjistruar pamjet ku shihet edhe nënkryetari 63-vjeçar i cili është bërë përgjegjës për ngjarjen brutale.

Ai u arrestua dhe më pas u dërgua në Komisariatin e Zicës. Sipas njoftimit të policisë, ai do të dërgohet në Prokurorinë Publike të Plimmeliodikit të Janinës.

Nga ana tjetër shumë qytetarë bëjnë thirrje për shkarkimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco