E kishte denoncuar për dhunë, 60-vjeçari shqiptar masakron me thikë gruan në Greqi

E kishte denoncuar për dhunë, 60-vjeçari shqiptar masakron me thikë gruan në Greqi

18:18, 01/08/2022
A+ Aa A-

GREQI- Një 60-vjeçar me origjinë shqiptare është në kërkim nga Policia, pasi dje pas mesnate ka goditur me thikë gruan e tij 56-vjeçare në Zakynthos.

Sipas informacioneve të para, autori pas një sherri, ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas ka arritur ta godasë me thikë disa herë në gjoks dhe në qafë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme dhe sipas raportimeve gruaja dyshohet se kishte denoncuar më parë në polici për dhunën në familje, i cili ishte larguar nga shtëpia. Por ai është kthyer mbrëmë dhe pas një debati të ashpër, e ka rrahur dhe e ka sulmuar me thikë, duke e goditur në gjoks dhe qafë duke e plagosur vdekjen.

Fatkeqësisht 56-vjeçarja ka humbur jetën pak minuta pasi mbërrit në spital. Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur dhe djalin e rritur që jeton jashtë Zakynthos.

Departamenti i Policisë së Zakynthos ka mundur të arrestojë shqiptarin pas disa orëve arrati dhe e ka dërguar në paraburgim në pritje të zbardhjes së ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco