Rikthehen maskat në Mal të Zi/ Të detyrueshme në dyqane, institucione publike dhe disa vende të tjera

Rikthehen maskat në Mal të Zi/ Të detyrueshme në dyqane, institucione publike dhe disa vende të tjera

11:16, 29/07/2022
A+ Aa A-

Instituti për Shëndetin Publik të Malit të Zi ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me situatën aktuale epidemiologjike, të shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19.

Drejtori i IJZ-së, Igor Galiq, tha se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital, janë rikthyer disa prej masave për parandalimin e numrit të rasteve me coroanvirus.

Bëhet e ditur se tani është e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse në të gjitha institucionet e administratës publike, si dhe në dyqane ushqimore, barnatore dhe pika të karburanteve.

Mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse gjithashtu vlen edhe për ambientet e mbyllura të aeroportit, stacioneve hekurudhore dhe autobusëve.

“Nëse këto masa nuk sjellin përmirësim të situatës në periudhën e ardhshme, do të pasojnë masat e mbajtjes së maskave të detyrueshme në të gjitha ambientet e mbyllura”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Mali i Zi deri më tani ka regjistruar 257 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 2742 persona. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco