Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Vuçiç flet pas takimit me Scholz: Kërkoi që Serbia t'i vendosë sanksione Rusisë

Vuçiç flet pas takimit me Scholz: Kërkoi që Serbia t'i vendosë sanksione Rusisë

18:30, 10/06/2022
A+ Aa A-

Ka përfunduar takimi mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presientit serb, Aleksandar Vuçiç, në Beograd. 

Presidenti i Serbisë bëri publike detaje nga takimi. 

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Beograd pas përfundimit të takimit, Vuçiç u shpreh se me Sholz diskutoi edhe për dialogun me Kosovën.

“Kam folur për qëndrimin tonë, për specifikat e situatës rreth Kosovës, energjisë, por edhe për marrëdhëniet tradicionale me Rusinë”, deklaroi presidenti serb. 

Vuçiç shtoi se Serbia është e gatshme që të arrijë progres në dialogun me Kosovën, nën kujdesin e Brukselit.

Para vizitës në Beograd, kancelari gjerman ishte në Prishtinë, ku u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Shcolz tha se Serbia duhet të respektojë vendimet e Bashkimit Europian, pasi është vend që aspiron integrimin në union.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco