Cilat grupe do të vaksinohen në Greqi për linë e majmunit

Cilat grupe do të vaksinohen në Greqi për linë e majmunit

14:23, 24/05/2022
A+ Aa A-

Greqi- Komiteti Kombëtar i vaksinimit ka krijuar një plan vaksinimi për linë e majmunit, e cila është shfaqur në shumë shtete të Europës së fundmi.

Ky komision ka sugjeruar që të vaksinohen ata që kanë qënë në kontakt të nguste me një person të infektuar me këtë virus, përfshirë dhe personelin shëndetësor që do të kujdesen për çdo pacient të infektuar .

Mes personave që do të vaksinohen do të jenë dhe laborantët që merren me studimin e mostave përkatëse.

Në bazë të propozimit të Komisionit, Greqia do t’i paraqesë një kërkesë Agjencisë së përbashkët Europiane për furnizimin me vaksina kundër lisë së majmunit sipas nevojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco