Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

'Sanksionet ndaj Rusisë i janë vënë Serbisë në tavolinë'

'Sanksionet ndaj Rusisë i janë vënë Serbisë në tavolinë'

07:18, 29/04/2022
A+ Aa A-

Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit për çështjet evropiane dhe aziatike, Karen Donfried tha në një intervistë për mediumin Politika, më 28 prill se çështja e sanksioneve kundër Rusisë është në tavolinë para Serbisë, por se Serbia duhet të vendosë vetë se si të vazhdojë .

"Ne mbështesim Serbinë në harmonizimin e mëtejshëm me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbështesin Ukrainën në luftë, por gjithashtu t'i bëjnë të ditur Rusisë se ajo duhet të paguajë çmimin për atë që bën," tha Donfried.

Më 26 prill, presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua me Donfried për të diskutuar dialogun Kosovë-Serbi, integrimin evropian të Serbisë dhe bashkëpunimin rajonal.

Donfried tha se kishte një bisedë “magjepsëse” me presidentin Vuçiq dhe kryeministren serbe, Ana Brnabiq.

“Vuçiq e ka shumë të qartë se ku e sheh të ardhmen e Serbisë, dhe kjo është BE-ja”, tha Donfried.

Donfried theksoi gjithashtu se "është shumë e rëndësishme që Serbia votoi për të pezulluar anëtarësimin e Rusisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut".

I pyetur për ndikimin rus dhe kinez në Serbi, Donfried deklaroi se Serbia duhet të mendojë se kush e mbështet dhe kush nuk do të donte të kishte sukses.

"Unë mendoj se Serbia do të duhet të marrë vendime të rëndësishme se si të pozicionohet," tha Donfried.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar më 28 prill se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilët së fundi kanë vizituar Beogradin, nuk i kanë vendosur ultimatume Serbisë në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia ka votuar kundër Rusisë tre herë në Kombet e Bashkuara, por është e qartë në mbështetjen vetëm të vendimeve që nuk kanë të bëjnë me sanksionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS29/04/2022 10:35

PIRDH-PIRDH!! VETËM FJALË! VETËM FJALË! BLA-BLA-BLA! BLA-BLA-BLA! ASHTU SIÇ ËSHTË SHPREHUR EDHE ISH-PRESIDENTI TRUMP, GJATË PERIUDHËS SË PRESIDENCËS SË TIJ, TË GJITHA ORGANIZATAT DHE INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE GLOBALE, JANË THJESHT ORGANIZMA TË KORRUPTUARA BUROKRATIKE PA AUTORITET, QË I MARRIN RROGAT KOT, NUK KANË ASNJË ROL GLOBAL DHE PËRFITOJNË DHE HARXHOJNË KOT FONDE PREJ MILIARDA DOLLARËSH. SIÇ JANË: OKB, OBSH, NATO, RED-CROSS, OSBE/ODIHR. KOHA PO TREGON QË KËTO ORGANIZATA, ORGANIZMA DHE INSTITUCIONE GLOBALE DHE RAJONALE NUK KANË ASNJË FUNKSION KONKRET. PRANDAJ KËTO ORGANIZATA DUHET TË SHKRIHEN SA MË PARË DHE MIDIS SHTETEVE TË KETË VETËM MARRËDHËNIE DHE MARRËVESHJE TË NDRYSHME EKONOMIKE DHE USHTARAKE BILATERALA APO TRILATERALE!!!

Shto koment

Denonco