Lajmi i fundit

Meta: Po shkoj te Dumdumani që nuk guxon të përmendë emrin e Ramës

‘Autobusi shpërtheu menjëherë’, dëshmitari rrëfen për aksidentin tragjik në Bullgari

‘Autobusi shpërtheu menjëherë’, dëshmitari rrëfen për aksidentin tragjik në Bullgari

13:45, 23/11/2021
A+ Aa A-

Një dëshmitar i cili ka parë gati të gjithë tragjedinë në Bullgari ka treguar se si shpërtheu autobusi në flakë. Dëshmitari ka rrëfyer se ai ka qenë prapa autobusit me një mini-bus udhëtarësh.

Ndërsa, ai ka thënë se zjarri ishte shumë i madh dhe se ishte e pamundur që të ndihmonin njerëzit.

 “Ishim duke udhëtuar me një mini-bus, autobusi duke lëvizur shpërtheu menjëherë dhe u përfshi nga një zjarr i madh dhe ishte e pamundur që të ndihmonim njerëzit sepse flakët ishin shumë të mëdha”, ka rrëfyer dëshmitari, shkruajnë mediat në Shkup.

 Të paktën 46 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco