Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Shënohen 52 vdekje në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Greqi

Shënohen 52 vdekje në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Greqi

17:47, 07/11/2021
A+ Aa A-

Rastet e reja të konfirmuara laboratorike të sëmundjes të regjistruara në 24 orët e fundit janë 4307, nga të cilat 13 janë evidentuar pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 784 904. Numri i pacientëve të trajtuar të intubuar është 470.

Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 382 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 88 janë plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, 3 351 pacientë janë larguar nga spitalet. Pranimi i pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit është 385.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 52, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 16 295 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco