Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shënohen 12 viktima dhe 550 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Shënohen 12 viktima dhe 550 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

17:25, 04/11/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 3.029 teste, ndërsa janë regjistruar 550 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup – 214, Manastir – 58, Kumanovë – 30, Kavadar – 27, Veles – 26, Tetovë – 23, Shtip – 22, Prilep – 19, Koçan – 18, Kriva Pallankë – 15, Probishtip – 11, Kërçovë – 9, Strumicë dhe Negotinë nga 8, Gjevgjelia, Radovishi dhe Kratova nga 7, Berova dhe Krusheva nga 6, Ohri, Sveti Nikolla, Dellçeva dhe Demir Hisari nga 5, Vallandova – 4, Struga dhe Makedonska Kamenica nga 2, Bogdanci – 1 .

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 390 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 persona të vdekur: 5 të vdekur nga Shkupi (32, 70, 70, 87 dhe 88), 2 persona nga Kumanova (75 dhe 86) dhe një i vdekur nga Velesi (64), Kriva Pallanka (69), Strumica (63), Koçani (87) dhe Tetova (85).

Po ashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar katër persona të vdekur me datë vdekje nga data 25.10.2021 deri më 30.10.2021. Janë regjistruar personat e vdekur nga Shkupi (1), Kumanova (1), Manastiri (1) dhe Probishtipi (1) të moshës nga 73 deri në 81 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 204.416, numri i të shëruarve është 189.947, numri i të vdekurve është 7.194, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.275.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco