Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

U tha se do të bashkohej me nismën ‘Open Balkan’, kryeministri malazez ikën nga Serbia

U tha se do të bashkohej me nismën ‘Open Balkan’, kryeministri malazez ikën nga Serbia

11:23, 04/11/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme mbahet samiti i rradhës në kuadër të organizimit të “Ballkanit të Hapur” ku pjesë e takimit do të jenë kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti Serb Aleksandër Vuçiç dhe zvkryeministri maqedonas Nikola Dimitrov, pas dorëheqjes së njoftuar të Zoran Zaev.

Darkës së djeshme i është bashkuar edhe kryeministri I Malit të Zi Zdravko Krivkapiçi, i cili tha se mbështet cdo lloj nismë të organizuar për të mirën e Ballkanit duke lënë të kuptohet se mund të ishte pjesë e këtij organizimi në të ardhmen.

Por ditën e sotme nuk do të jetë prezent në Samit duke u larguar nga Serbia.

Në Samit pritet të ketë biznesmenë të shumtë dhe prezente do të jenë vetëm 3 shtete, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Ndërsa Kosova është totalisht kundër kësaj nisme.

Takimi I zyrtarëve me përfaqësuesit atlantikë do të fillojë në 10:30 dhe do të përfundojë në 11:30 dhe në këtë orë do të fillojë takimi i liderve të 3 vendeve të Ballkanit të cilët më vonë do të kenë edhe një konferencë të përbashkët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco