Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Angela Merkel në Athinë, takime dhe vizita me Presidenten greke

Angela Merkel në Athinë, takime dhe vizita me Presidenten greke

10:32, 29/10/2021
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua të premten me presidenten greke Katerina Sakellaropoulou në Pallatin Presidencial në Athinë.

Presidentja greke vlerësoi trashëgiminë politike të Merkelit, duke shtuar se ajo kishte formësuar politikën gjermane dhe evropiane për gati dy dekada, njoftuan mediat greke.

Znj. Sakellaropoulou falënderoi gjithashtu Merkelin për përpjekjet e saj për të forcuar dhe mbrojtur lidhjet dypalëshe, duke përgëzuar qëndrimin e saj pro-evropian ndaj një sërë sfidash që testuan kohezionin e projektit evropian.

Znj. Sakellaropoulou iu referua edhe krizës financiare 10-vjeçare, duke shtuar se Greqia shpesh është ndjerë e izoluar. Presidentja greke tha se besonte se vështirësitë kishin inkurajuar mirëkuptimin e ndërsjellë.

Ajo tha se ishte thelbësore që Evropa kishte arritur të ruante kohezionin e saj, siç u demonstrua në trajtimin e pandemisë së koronavirusit dhe fondit të rimëkëmbjes së BE-së.

Në komentet e saj, kancelarja Merkel pranoi se kishte pasur ulje-ngritje në lidhjet dypalëshe midis dy anëtarëve të BE. Megjithatë, shtoi ajo, gjithmonë ekzistonte besimi se Greqia dhe Gjermania ishin në të njëjtën anë.

Më herët, Merkel vizitoi Institutin Goethe të Athinës.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco