Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

‘Tre tërmete në 8 minuta’/ Shkundet sërish Kreta

‘Tre tërmete në 8 minuta’/ Shkundet sërish Kreta

21:11, 22/10/2021
A+ Aa A-

Ishulli i Kretës është shkundur nga tre tërmete të njëpasnjëshme në vetëm 8 minuta.

Sipas raportimeve në media, lëkundja më e fortë ishte 3.9 e shkallës rihter 10 km në juglindje të Arkalochorit me thellësi 5 km.

Pas pak minutash është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 3.3 i pasuar nga më i fundit me magnitudë 3.1 ballë.

Prej disa kohësh Kreta është kthyer në një epiqendër tërmetesh në Greqi, veçanërisht Arkalochori ku pak javë më parë u shënua edhe një viktimë.

Mediat greke kanë shpërndarë edhe një udhëzues për qytetarët se çfarë duhet të bëjnë në rast tërmeti.

Ajo sugjeron të gjithë ata që ndodhen në të shtëpi të ruajnë qetësinë dhe të ulen pranë një mobilie të fortë duke mbështjellë këmbët me duar. Udhëzuesi rekomandon të mos dilni menjëherë nga shtëpia dhe të largoheni nga dritaret dhe muret e jashtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco