'Zvogëlohet' Greqia, popullsia është në rënie të vazhdueshme gjatë dekadës së fundit

'Zvogëlohet' Greqia, popullsia është në rënie të vazhdueshme gjatë dekadës së fundit

10:38, 02/10/2021
A+ Aa A-

Popullsia e Greqisë po zvogëlohet vazhdimisht pas vitit 2010 dhe regjistrimi i popullsisë që do të bëhet në pak muaj do ta konfirmojë këtë gjë, shkruan media greke prothema.gr.

Ka shumë të ngjarë që banorët e përhershëm të vendit fqinj në fund të vitit 2021 do të jenë 450,000-500,000 më pak se ata të regjistruar në maj 2011.

Këto, ndër të tjera, theksohen nga një botim i kohëve të fundit i profesorëve në Universitetet e Patras dhe Thesalisë , Z. Vasilis Pappas dhe Z. Vyronas Kotzamanis.

Por tendencat në nivel rajonal janë të ndryshme. Shumica e prefekturave (39/51) regjistruan rënie të popullsisë dhe vetëm një pakicë (12/51) shënoi rritje. Sipas të dhënave, vetëm katër prefektura regjistruan rritje të konsiderueshme të popullsisë së tyre: 3-6%.

Më e rrezikuar është pjesa e Greqisë Kontinentale ndërsa ishujt pritet të kenë rritje të popullsisë për shkak të emigrantëve. Ndërsa për sa i përket bilancit lindje-vdekje në nivel kombëtar, sipas të dhënave të siguruara gjatë 9 viteve, shifra mbetet në 223 mijë.

Emigrantët mund të luajnë një rol vendimtar në ndryshimin e popullsisë. Por gjithsesi nëse situata vazhdon të mbetet e tillë, pas 20 viteve Greqia do të ketë një milion më pak banorë në krahasim me sot.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco