Alarm në kampet verore, 100 fëmijë konfirmohen pozitivë me COVID

Alarm në kampet verore, 100 fëmijë konfirmohen pozitivë me COVID

11:49, 27/07/2021
A+ Aa A-

Disa kampe për fëmijë në Greqinë veriore janë prekur nga COVID, ku vetëm në ditët e fundit shumë fëmijë janë larguar pasi kanë rezultuar pozitivë me COVID.

Vetëm në 24 orët e fundit, janë konstatuar në radhët e tyre 100 raste të reja pozitive, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për gjurmimin e kontakteve të tyre.

Shqetësuese mbetet fakti që edhe pse fëmijët futen në kampe çdo ditë duke kryer teste dhe kompanitë kujdese për zbatimin e rregullave, raste të reja vijojnë të zbulohen çdo ditë.

Protokollet shëndetësore për funksionimin e kampeve pas rasteve që u identifikuan gjatë periudhës së parë, janë bërë shumë më të rrepta.

Mediat greke raportojnë se ekziston një frikë e madhe se rastet mund të arrijnë deri në 500 në ditët në vijim pasi për shkak të moshës së fëmijëve, në sportet ekipore dhe lojërat, është veçanërisht e vështirë të mbani distanca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco