Koronavirusi në Greqi/ 8 të vdekur, 133 të intubuar në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Greqi/ 8 të vdekur, 133 të intubuar në 24 orët e fundit

17:11, 24/07/2021
A+ Aa A-

Sipas institucioneve shëndetësore në Greqi, 2 472 raste të reja të  koronavirusit u zbuluan në 24 orët e fundit, nga të cilat 13 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Nga këta raste, 131 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë vendit dhe 1402 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 474 366. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 133.

Që nga fillimi i pandemisë, 2 785 pacientë janë larguar nga spitalet. Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 8, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 12 890 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco