Vrasja në Greqi, burri i Caroline thirret të dëgjojë gjuhë të tjera, postimi i fundit: 'Udhëtim të mbarë, dashuria ime!'

Vrasja në Greqi, burri i Caroline thirret të dëgjojë gjuhë të tjera, postimi i fundit: 'Udhëtim të mbarë, dashuria ime!'

09:57, 17/05/2021
A+ Aa A-

Athinë - Ende nuk ka zhvillime të prekshme në rastin e vrasjes së Caroline 20-vjeçare në Glyka Nera në Athinë. Mediat greke njoftojnë se burri i Caroline 20-vjeçare do të japë një deklaratë të re, shtesë, për grupin e hetimit.

"Policia po fillon një cikël hetimesh të reja sot. 32-vjeçari do të thirret për të dëshmuar përsëri. Policia do të kërkojë të zbulojë se sa kohë qëndruan autorët në shtëpi dhe si vepruan. Ata gjithashtu do të kërkojnë disa tipare nga fytyrat e tyre. Ndërsa 32-vjeçari ishte i lidhur nga autorët, ai pa diçka kur vrasësit i ra maska dhe kështu mund të japë disa informacione për autorët e krimit. Ata do t’i tregojnë fotografi, do ta bëjnë të dëgjojë disa gjuhë dhe dialekte.”

“32-vjeçari kishte tërhequr 100 mijë euro disa ditë më parë për të blerë një tokë në Drafi. Duket se autorët e dinin këtë, por ata nuk e dinin se blerja kishte ndodhur tashmë. Ata nuk u bindën kur ai u dha paratë që kishte në shtëpi dhe i kërkuan më shumë.

 "Policia do të kontrollojë gjithashtu se cilët celularë janë transmetuar në zonë në kohën e vrasjes," tha gazetari.

Arrestimi i gjeorgjianit

Arrestimi në 24 orët e fundit i  një krimineli 30-vjeçar nga Gjeorgjia në kufirin grek në Evros, në përpjekje për të ikur nga Greqia drejt Bullgarisë me pasaportë të falsifikuar,  ka hyrë në mikroskopin e Policisë EL.AS.  për të hedhur dritë mbi vrasjen me gjak të ftohtë të  Caroline 20-vjeçare.

Sipas "To Vima",  informacioni që kishte dalë - kryesisht nga analiza e ADN – tregonte se i huaji në fjalë ishte një nga pesë autorët e sulmit të grabitjes më 7 mars të një shtëpie në Pikermi,  ku lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe shërbyesin e shtëpisë.

Krerët e Policisë greke, EL.AS  kishin identifikuar ngjashmëritë midis dy incidenteve:  në Glyka Nera dhe në Pikermi - dhe u përqendruan në arsyen se pse ky i huaj nxitoi të arratisej nga Greqia vetëm në këto 24 orët e fundit, megjithëse akti kriminal për të cilin ai dyshohet se ishte i përfshirë, kishte ndodhur 70 ditë më parë.

Postimi i burrit të saj

Piloti 32-vjeçar, bashkëshorti i Caroline, bëri postimin e tij të parë në Instagram pas natës së tmerrit që ai jetoi në shtëpinë e tij në Glyka Nera.

Burri që pa gruan e tij duke u vrarë në shtëpinë e tij dhe pranë fëmijës së tyre 11 muajsh, bëri një postim të thjeshtë në rrjetet sociale. 

"Së bashku përgjithmonë. Udhëtim të mbarë dashuria ime ". Shtatë fjalë ishin të mjaftueshme për të shprehur se si ndihet ai gati një javë pas tmerrit që përjetoi.

Fotoja që shoqëron postimin është zgjedhur nga dasma e 32-vjeçarit me Caroline, ku çifti pozon i qeshur dhe i lumtur në një plazh në Lagos, Portugali. Sigurisht që komentet ishin shumë të shpejta dhe të gjithë i shprehën pilotit ngushëllimet e tyre për humbjen e gruas së tij.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco