Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Krimi makabër në Greqi/ Policia ka një listë me 30 të dyshimtë, dëshmia kyçe e burrit të 20-vjeçares

Krimi makabër në Greqi/ Policia ka një listë me 30 të dyshimtë, dëshmia kyçe e burrit të 20-vjeçares

10:40, 16/05/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke për dhunimin dhe vrasjen e 20-vjeçares britanike në sy të foshnjës dhe bashkëshortit të saj.

Media greke ‘Ta Nea’, shkruan se rrethi për të zbuluar autorët e krimit është ngushtuar dhe se autoritetet lokale kanë vënë në listë 30 persona me precedent të mëparshëm penalë.

Efektivët dhe inspektorët kanë nën vëzhgim të gjithë grupet kriminale që veprojnë në zonën ku dhe ndodhi krimi i rëndë, përfshirë dhe shqiptarë. Ata po monitorojnë lëvizjet e tyre të njëpasnjëshme dhe mjafton vetëm një hap i gabuar për t’i lidhur me krimin e rëndë që prej disa ditësh mban ‘pezull’ Greqinë.

Deri më tani grupi hetimor ka krijuar një profil të vrasësve falë dëshmive të mbledhura, por më kyçja është ajo e bashkëshortit të Karolinës, i cili deklaroi se kishte parë personin që i mbyti gruan.

“Në të njëjtën kohë, bandat e të huajve janë nën syrin e autoriteteve, ndërsa videot nga kamerat e sigurisë po shqyrtohen hap pas hapi. Materialet gjenetike dhe shenjat e gishtërinjve të mbledhura nga shtëpia e familjes do të ndihmojnë në zbulimin e kriminelëve. Këto të dhëna kanë vendosur në database-n me të dhënat e personave të dyshuar dhe grumbullimi i tyre mund të zbardhë identitete duke bërë lidhjet e duhura,”- thuhet në artikull.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më pare. Katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajshe, ndërsa burri i saj 32-vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco