Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Maqedoni e Veriut/ 171 raste të reja dhe 26 viktima nga Covid-19

Maqedoni e Veriut/ 171 raste të reja dhe 26 viktima nga Covid-19

17:09, 11/05/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, 26 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5,135 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2, 357 teste të realizuara janë regjistruar 171 raste të reja me Covid.

Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se 409 pacientë  janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 138, 779 persona.

Sakaq rastet e reja janë: 58  në Shkup, 16 Kumanovë, Manastir dhe Radovish 9, Vinicë 8, Koçani dhe Kërçovë 7, Prilep, Ohër dhe Shtip 6, Veles dhe Strumicë 5, Tetovë, Gostivar dhe Resnjë 4, Kavadar 3, Strugë, Negotinë, Sveti Nikole Kratovë dhe Makedonska Kamenica 2, Dellçevë, Probishtip, Krushevë dhe Demir Hisar 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco