DEA amerikane arreston me 800 mijë euro drogë zyrtarin e lartë maqedonas

DEA amerikane arreston me 800 mijë euro drogë zyrtarin e lartë maqedonas

18:19, 09/04/2021
A+ Aa A-

Një zyrtar i lartë i Policisë në Maqedoninë e Veriut, është vënë në pranga pasi është kapur me një sasi të madhe droge. Sipas mediave vendase, droga e kapur arrinte vlerën e  800 mijë eurove.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili thotë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Narkotikëve – DEA.

“Në një operacion të madh policor së bashku me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Trafikantëve të Drogës – DEA, është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800,000 euro, si dhe është arrestuar një oficer i lartë policie. Ne vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjikë në luftën pa kriter kundër krimit”, shkroi Spasovski në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku09/04/2021 20:25

Sadoqoftë i lartë të jetë ky polic, rekordin e Shqipërisë me Minstra e vëllezër Ministrash të Policisë kryemafjozë trafiku droge nuk e arrijnë dot.

Shto koment

Denonco