Greqi/ 880 raste të reja dhe 24 viktima nga Covid-19

Greqi/ 880 raste të reja dhe 24 viktima nga Covid-19

17:35, 22/02/2021
A+ Aa A-

Në Greqi janë shënuar 880 raste të reja me koronavirus dhe 24 viktima në 24 orët e fundit.

Ndërkohë 346 pacientë po trajtohen në spitale si pasojë e agravimit të gjendjes shëndetësore pas infeksionit.

Krahasuar me dje numri i infektimeve ka pësuar një ulje të lehtë, nga 884 që ishte të dielën, sot ka zbritur në 880. Gjithashtu sot u shënua një humbje jete më pak.

Me 24 fatalitetet që u regjistruan sot, numri i viktimave në total në Greqi që nga fillimi i pandemisë shkon në 6321.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco