Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Covid-19/ Ulen rastet dhe vdekjet në Maqedoninë e Veriut

Covid-19/ Ulen rastet dhe vdekjet në Maqedoninë e Veriut

17:45, 18/01/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, 63 persona rezultuan pozitivë ndaj Covid-19 nga 529 teste të kryera në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, autoritetet e shëndetit njoftuan se brenda ditës, si pasojë e Covid-19, humbën jetën 13 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja me Covid: Shkup 42, Kumanovë 3, Tetovë 2, Prilep 2, Gostivar 1, Shtip 1, Manastir 1, Veles 2, Ohër 1, Strumicë 2, Kavadar 1, Negotinë 1, Vinicë 1, Probishtip 2 dhe Krushevë 1.

Sa i përket rasteve fatale, prej tyre pesë ishin nga Shkupi (69, 72, 77, 66 dhe 66), dy nga Velesi (66 dhe 80), tre nga Struga (74, 87 dhe 73), një pacient nga Kratova (52), një nga Krusheva (79) dhe një nga Demir Kapija (62). Pacientët vdiqën në spital.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) regjistroi 176 pacientë të shëruar nga Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco