Për herë të parë pas një kohe të gjatë, Selaniku me më pak infeksione se kryeqyteti

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, Selaniku me më pak infeksione se kryeqyteti

06:53, 30/11/2020
A+ Aa A-

Greqi - Si çdo të diel, edhe dje rastet e reja me koronavirus u zvogëluan mjaft, pasi u regjistruan 1193 infeksione.

Pas një kohe piku, më pak se 300 raste infektimi u zbuluan në Selanik dhe Atikë që deri të shtunën mbanin rekordin e përhapjes. Në fakt, tregues i imazhit të mirë në Selanik është fakti që ai nuk kryesonte rastet e përditshme.

Kurse të shtunën, Greqia shënoi një rekord prej 121 vdekjesh nga koronavirusi. Pati 1747 raste të reja infektimi duke rritur gjithsej rastet e konfirmuara në 103,034.

Qyteti verior i Selanikut përsëri kishte më së shumti raste të shtunën, 486, pasuar nga Atika, rajoni i kryeqytetit me 273 infektime dhe ish-prefektura Pieria, në jug të Selanikut, me 90.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 2,223.

Të dhënat ditore për rastet dhe fatalitetet janë për 24 orë deri në orën 15:00 pasdite, orën kur publikohen. Ishin dhe 606 pacientë në oksigjen.

Vendi është nën bllokim deri në 7 dhjetor, por zyrtarët qeveritarë lënë të kuptohet me forcë se bllokimi mund të zgjatet. Në çdo rast, hapja do të jetë graduale dhe do të fillojë me shkolla, me restorante, kafene, bare dhe klube që hapen të fundit.

Zyrtarët thanë gjithashtu se ndalimi i udhëtimit brenda vendit do të qëndrojë në fuqi gjatë sezonit të festave. Ata shtuan se vaksinimi kundër virusit, kur të fillojë, do të jetë falas por jo i detyrueshëm.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha të shtunën se jo më shumë se 2 familje do të lejohen të mblidhen së bashku në shtëpi për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco