VIDEO/ Shaip Kamberi vendos flamurin kuq e zi në Parlamentin e Serbisë

VIDEO/ Shaip Kamberi vendos flamurin kuq e zi në Parlamentin e Serbisë

10:31, 27/11/2020
A+ Aa A-

Shefi i Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak” deputeti, Shaip Kamberi, ka vendosur sot flamurin kombëtar shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Kamberi këtë e bëri në momentin kur po propozonte ndryshimin e Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare,

Nëse flamuri i Serbisë valon në shtetet tjera dhe vendbanimet si Graçanicë, Kumanovë, Kotor, etj, atëherë pse mos të valojë edhe flamuri kombëtar shqiptar i papenguar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, tha Kamberi.

Ky veprim i Kamberit irritoi kreparlamentarin serb, Ivica Daçiq, i cili në disa raste pengoi fjalimin e Kamberit duke pohuar se kjo nuk përkon me Rregulloren e Parlamentit dhe se kemi të bëjmë me një flamur të një shteti tjetër.

Postimi i plotë:

BARAZI NË TË DREJTA, PARAKUSHT PËR PAQEN NË RAJON

Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakicën e vet, përmes ligjit për minoritete.

Përderisa pakica kombëtare serbe përdor ligjshëm flamurin në Graçanicë, Kumanovë e Kotor; flamuri shqiptar ndalohet në Luginën e Preshevës.

Barazia nuk duhet ndërtuar duke ia ndaluar pakicave kombëtare përdorimin e simboleve të tyre kombëtare.

Prandaj sot vendosa flamurin shqiptar në parlament, krahas flamurit serb.

Ligji për minoritete duhet të ndryshohet në Serbi.

Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë, ashtu sikurse po valon ligjshëm flamuri serb në Graçanicë, Kotor dhe Kumanovë.

Simbole të ligjshme kombëtare për çdo pakicë kombëtare në rajon, pa dallim.

Barazia në të drejta është parakusht për paqen rajonale.

Simbole të ligjshme kombëtare për çdo pakicë kombëtare në rajon, pa dallim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco