Njëzet e një deputetë grekë dalin vullnetarë për në spitalet Covid

Njëzet e një deputetë grekë dalin vullnetarë për në spitalet Covid

07:26, 25/11/2020
A+ Aa A-

Athinë - Njëzet e një deputetë, mjekë në profesion, dolën vullnetarë për të ndihmuar spitalet e mbingarkuara gjatë valës së dytë të pandemisë së koronavirusit në Greqi.

Duke ndjekur shembullin e kolegëve të tjerë, përfshirë Giorgos Lambroulis nga Partia Komuniste, i cili kërkoi nga kryetari i Parlamentit që ta përjashtonte nga detyrat e tij si Nënkryetar, deputetët kanë kërkuar që të shërbejnë në zonat elektorale të tyre ose kudo që ministria e sheh të arsyeshme.

Katër deputetë ishin nga Demokracia e Re në pushtet, 10 nga opozita kryesore SYRIZA-Aleanca Progresive, pesë nga Lëvizja për Ndryshim / KINAL, një nga Partia Komuniste e Greqisë dhe një nga Zgjidhja Greke.

"Pas dhurimit nga Parlamenti të 50 shtretërve të kujdesit intensiv, kjo tregon edhe më shumë prova se institucionet demokratike që drejtojnë dhe njerëzit që u shërbejnë atyre, i nderojnë dhe i respektojnë qytetarët grekë," tha të martën Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco