VIDEO/ Pamje të frikshme, momenti kur shembet komplet pallati 8 katësh në Turqi

VIDEO/ Pamje të frikshme, momenti kur shembet komplet pallati 8 katësh në Turqi

14:36, 30/10/2020
A+ Aa A-

Tërmeti i fuqishëm i rënë mesditën e kësaj të premtje në detin Egje, ka shkaktuar shembjen e disa pallateve dhe dëmtimin e shumë banesave të tjerave në Turqi.

Mediat turke vazhdojnë të publikojnë pamje të tmerrshme, ku shihen banesa të rrafshuara dhe qytetarë që kërkojnë për viktima nën rrënoja.

Lëkundjet sizmike kanë qenë shumë të fuqishme, pasi në Izmir janë rrëzuar disa godina shumëkatëshe dhe dëmet janë të pallogaritshme. Ndërkohë mësohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në shumë qytete turke si në Bursa, Stamboll, Izmir, Denizli dhe Çanakkale.

Në pamjet e mëposhtme shihet shembja e një pallati 8 katësh:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco