Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lituania zgjedh kryeministrin e ri, gratë marrin fatet e vendit në duar

Lituania zgjedh kryeministrin e ri, gratë marrin fatet e vendit në duar

09:31, 27/10/2020
A+ Aa A-

Ingrida Simonyte me shumë mundësi do të jetë kryeministrja e ardhshme e Lituanisë pasi partia e saj u shpall partia e parë dhe së bashku me koalicionin kanë fituar shumicën parlamentare pas raundit të dytë të zgjedhjeve.

Opozita konservatore ‘Homeland Union’( Bashkimi I Atdheut) arriti të fitonte 50 vende në parlament ndërsa ‘Liberal Movement’ dhe ‘Freedom party’ aritën të merrnin përkatësisht nga 13 deputete dhe 11 deputete duke arritur të fitojnë së bashku 74 deputet nga 141 që ka parlamenti.

Partia në pushtet’ Farmers and Greens’ ( Fermerët dhe të Gjelbrit) fituan 32 vende ndërsa partnerët e tyre në koalicion ‘Social Democrats’ dhe ‘Labour party’ arritën të siguronin 13 vende dhe 10 vende përkatësisht.

Në një deklaratë të përbashkët, krerët e tre partive, të cilët do të kenë një shumicë të vogël, thanë se ”do të fillonin bisedimet mbi formimin e një koalicioni të qendrës së djathtë të udhëhequr nga “Simonyte”.

“Ne jemi të vendosur të përqendrojmë përpjekjet tona në rivendosjen e besimit midis shtetit dhe njerëzve”, thanë ata.

Ndërsa ish-presidentja  Dalia Grybauskaite tha se është "Gjëja më e mirë që mund t'i kishte ndodhur Lituanisë gjatë kësaj kohe të vështirë.  Këto tri parti i kanë çuar gratë drejt fitores. Gratë nuk kanë frikë të marrin përgjegjësi në kohë të vështira. ”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco