VIDEO/ Vritet terroristi tjetër në Turqi, qytetarët duartrokasin pranë kufomës

VIDEO/ Vritet terroristi tjetër në Turqi, qytetarët duartrokasin pranë kufomës

22:05, 26/10/2020
A+ Aa A-

Pasi një shpërthim tronditi qendrën e qytetit të hënën në mbrëmje, ambulancat dhe ekipet e policisë u dërguan me urgjencë në rrethin Iskenderun, të provincës jugore Hatay të Turqisë.

Sipas informacioneve, dy terroristë dyshohet që të jenë bërë shkak për shpërthimin në fjalë.

Video në mediat sociale tregojnë njerëzit në rrugë që duartrokasin pasi u neutralizua një prej tyre.

Guvernatori i Hatay Rahmi Dogan tha në Twitter se si pasojë e shpërthimit nuk kishte pasur viktima. Ai tha se shpërthimi ndodhi menjëherë pasi forcat e sigurisë neutralizuan njërin nga dy terroristët e dyshuar, të cilët e kishin ndjekur.

Të hënën më vonë, Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu njoftoi se dy terroristët e përfshirë në shpërthim ishin neutralizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco