'Shuplakat'/ Gruevski shpallet fajtor dhe dënohet me burg

'Shuplakat'/ Gruevski shpallet fajtor dhe dënohet me burg

12:48, 29/09/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Shuplakat”.

Ai është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.

Po ashtu, fajtor u shpall dhe ish-ministri Mile Janakieski, i cili u dënua më një vit burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.

Kujtojmë se vendimi për Gruevskin është dhënë në mungesë të tij, pasi ai ndodhet në arrati në Budapest.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski akuzohet për shuplakat e porositura për kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, si dhe për dhunë të organizuar para komunës në vitin 2013.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco