Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rrëmbehet i vdekuri nga spitali/ Drejtori: Dyshohej me Covid, 20 personave e morën me gjithë krevat

Rrëmbehet i vdekuri nga spitali/ Drejtori: Dyshohej me Covid, 20 personave e morën me gjithë krevat

16:53, 21/09/2020
A+ Aa A-

Në një spital të Maqedonisë së Veriut, familjarët kanë rrëmbyer një të vdekur në spital, pasi që viktima ishte pranuar në qendrën spitalore në gjendje të rëndë, me temperaturë të lartë, presion të lartë të gjakut dhe ethe.

Drejtori i spitalit në qytetin e Strumicës, Naqe Gogov, ka thënë për mediat se ngjarja ka ndodhur të hënën, herët në mëngjes, kur një grup prej 20 personave kanë arritur të futen në spital prej nga e kanë nxjerr me gjithë krevat viktimën, 49 vjeç nga Strumica, rapoton Rel.

“Stafi i spitalit nuk mundi të bënte asgjë pasi ishte një turmë e madhe. Drejtuesit e spitalit iu shmangën incidentit ndërsa rastin e paraqitën në polici”, ka deklaruar Gogov.

Mjekët nuk kishin arritur ta testojnë pacientin për koronavirus, por bazuar në simptomat dhe gjendjen e rëndë shëndetësore, nga spitali kanë thënë se me gjasë viktima ishte i infektuar me këtë virus.

Nga spitali thonë se megjithatë testimi do të bëhet me asistencë të policisë, pasi familjarët nuk do të mund ta varrosin atë pa lejen e institucioneve përkatëse. Në Maqedoninë e Veriut edhe në raste tjera janë testuar persona pas vdekjes.

Strumica është në mesin e qyteteve me numër të lartë të të infektuarve. Aktualisht ka 108 raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë më rajonin e Velesit është regjistruar viktima më e re nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 22 vjecar nga Sveti Nikolla.

“Kjo duhet të na shqetësojë, sepse në dhjetë ditët e fundit, sipas shifrave të Qendrës për Shëndet Publik nga Velesi, kemi 31 raste të reja me COVID-19 , që është një rritje serioze. Prandaj është me rëndësi të madhe që të respektojmë rekomandimet për mbajtjen e maskës dhe të distancës" ka deklaruar prefekti i Velesit, Ace Kocevski.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën nga testimi i 552 mostrave janë regjistruar 7 viktima dhe 45 raste të reja me COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco