Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Greqia do të vendosë shtetrrethimin në tre ishuj

Greqia do të vendosë shtetrrethimin në tre ishuj

12:44, 14/08/2020
A+ Aa A-

Zv.Ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias pritet të shpallë shtetrrethimin në ishujt e njohur të Spetses, Paros dhe Antiparos, si një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit

Shtetrrethimi do të jetë i ngjashëm me atë të imponuar në ishullin e Poros javën e kaluar, ku bizneset u urdhëruan të mbyllnin nga 11 p.m. deri në 7 të mëngjesit të nesërmen pasi autoritetet konfirmuan 13 raste.

Në Poros, autoritetet gjithashtu e bënë të detyrueshëm përdorimin e maskave të fytyrës në të gjitha hapësirat publike, brenda dhe jashtë.

Hardalias gjithashtu pritet të njoftojë një ndalim të grumbullimeve publike dhe private të çdo lloji me më shumë se 50 persona, raporton faqja e internetit iefimerida.gr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco