Zgjedhjet në Mal të Zi/ Sondazhet: Lista shqiptare ‘Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj’ do marrë dy mandate

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Sondazhet: Lista shqiptare ‘Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj’ do marrë dy mandate

21:07, 13/08/2020
A+ Aa A-

Sondazhi i CEDEM nga Podgorica, e bërë nga 5 deri më 12 gusht tregon që Lista shqiptare me ‘Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj’ në zgjedhjet e 30 gushtit ka mbështetjen e 1,9% të votuesve, kurse listën tjetër shqiptare “Bashkë me një za” me 0.4%.

Në prognozën e vet, studimi tregon që Listën shqiptare del me rezultat nga 1.1% deri në 2.8% kurse lista tjetër shqiptare nga 0.0% deri në 0.7%, raporton Indexonline.

Prognozohet që lista zgjedhore e partisë së presidentit Millo Gjukanoviq të marrë nga 32.4% deri në 38.2% të votave. Pas saj vijon lista proserbe me 22.1% deri me 27.3% të votave.

Në këto zgjedhje, shqiptarët garojnë me dy lista pasiqë tentativat e dijasporës dhe faktorit mbarëkombëtar për të përsëritur modelin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dështoi.

Pritet që Lista shqiptare Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj, të cilën e përbëjnë Forca e Re Demokratike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja “Perspektiva” dhe Unioni i Tuzit të fitojnë dy deputetë.

Fushata për këto zgjedhje po bëhet në kushte të kufizimeve nga Trupi Koordinues për Sëmundjet Infektive.

Tubimet politike në vendet të hapura lejohen për më së shumti 100 persona kurse në hapësira të mbyllura 50 persona, krahas obligimit të distancës fizike, mbajtjes së maskës gjatë tërë kohës dhe dezinfektimit të duarve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco