Situatë e tensionuar në Mesdhe/ Turqia dërgon anije eksplorimi në një zonë të debatueshme, priten reagime

Situatë e tensionuar në Mesdhe/ Turqia dërgon anije eksplorimi në një zonë të debatueshme, priten reagime

22:22, 10/08/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme ,Turqia dërgoi një anije për të kryer një studim sizmik në një zonë të debatueshme në Mesdheun Lindor.

Në një prononcim të shpjetë, Greqia e konsideron një veprim të paligjshëm dhe që ka të ngjarë të rrisë tensionet mes dy aleatëve të NATO-s.

Në njoftimin e lëshuar nga marina turke thuhet se anija ‘Oruc Reis’ do të veprojë në zonë gjatë dy javëve të ardhshme.

Dy vendet kanë mosmarrëveshje për shkak të pretendimeve territoriale mbi burimet e hidrokarbureve në rajon.

Një njoftim i ngjashëm, muajin e kaluar nxiti një mosmarrëveshje që u zbut pas ndërhyrjes së kancelares gjermane Angela Merkel, e cila bëri që Turqia të binte dakord për një pezullim të operacionit.

Por Presidenti Tayip Erdogan tha të premten se Turqia kishte rifilluan punën për kërkimin e energjisë në rajon pasi Greqia nuk kishte mbajtur premtimet e veta për këtë çështje.

Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis kryesoi një takim të këshillit qeveritar për çështje të mbrojtjes të hënën i cili shqyrtoi “mënyrat e reagimit ndaj provokimit turk”, tha zyra e kryeministrit konservator.

Pas takimit, Ministria greke e Punëve të Jashtme lëshoi një deklaratë ku i bën thirrje Turqisë të “ndalë menjëherë aktivitetet e saj të paligjshme që dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon “.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco