COVID-19/ Serbi, situatë kaotike në Novi Pazar, raportohen për 10 të vdekur në 24 orë

COVID-19/ Serbi, situatë kaotike në Novi Pazar, raportohen për 10 të vdekur në 24 orë

14:28, 10/07/2020
A+ Aa A-

Situatë e rëndë në  Serbi me pandeminë Covid 19, gjatë 24 orëve të fundit në Novi Pazar kanë humbur jetën 10 persona të cilët ishin diagnostikuar me koronavirus.

Koordinatori në spitalin e Novi Pazarit Mirsad Gjerllek ka deklaruar se personat që kanë humbur jetën janë mbi moshën mesatare 75 –vjec, dhe janë 280 persona të shtruar fakt që e ul numrin nga 370 që ishin ditën e djeshme.

Novi Pazari është rajoni me i prekur në Serbi dhe koordinatori i spitalit Gjerllek tha se tani po paguajnë mos respektimin e masave dhe disancimit social që autoritetet shëndetësore kanë urdhëruar.

Serbia, deri më tani, ka regjistruar 17,342 të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 352 kanë vdekur.

Që prej paraqitjes së rasteve të para në mars e deri më sot, Serbia ka kryer 471,700 teste për koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco