Hapja e kufirit/ Greqia me sytë nga Shqipëria. Ja sa shqiptarë pushuan një vit më parë në shtetin fqinj

Hapja e kufirit/ Greqia me sytë nga Shqipëria. Ja sa shqiptarë pushuan një vit më parë në shtetin fqinj

17:21, 29/06/2020
A+ Aa A-

Më 1 Korrik, Greqia hap sezonin turistik duke lejuar kështu edhe hapjen e kufijve për shumicën e shteteve, përjashtuar disa që kanë ende probleme me përhapjen e Covid-19.

Sipas gazetarit shqiptar që jeton në Athinë, Shpëtim Zinxhiria, kjo shihet si një mundësi e mirë për ekonominë greke, mbi të gjitha, sipas tij, kur një vit më pare vetëm nga Shqipëria kanë pushuar 944 mijë shqiptarë.

Ja çfarë shkruan gazetari në postimin e tij:

Hapja e kufirit/ Greqia sytë nga Shqipëria, 944,000 shqiptarë bën pushimet për 2019 në Greqi.

Dikur ndigjoje shprehjen përbuzëse “allvanos turista”, ndërsa sot është një realitet.

Greqia hapi kufijtë edhe me fqinjë dhe jo më kot. Është vendi i parë në Evropë që hapi kufijtë për turistët, përfshi dhe vendin tonë. Simbas Bankës së Greqisë, për shqiptarët Greqia është zgjedhje e tyre e parë me 944,000 personë, d.m.th 3% e trafikut të përgjithshëm hyrëse në Greqi, numër ky i regjistruar në vitin 2019 me një qëndrim mesatar prej 3.5 ditësh, ndjekur nga rumunët dhe bullgarët.

Sipas raportit të Institutit Instituti të Turistëve dhe Biznesëve Grekë (SETE) për zhvillimin e turizmit pas pandemisë, Shqipëria tregoi gjithashtu një shkallë të ulët vdekshmërie për 100,000 njerëz dhe situata ishte "relativisht e kontrolluar".

Në se për shqiptarët Greqia është vendi i tyre i parë dhe më i preferuar për pushime, për gjermanët përbën vendi i gjashtë, amerikanët i teti, ndërsa për britanikët si të nëntëmbëdhjetin.
Në anën pozitive, në këto vende, pandemia është kontrolluar ndjeshëm dhe duket se kriteret për turizmin në hyrje janë duke u përmbushur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco