Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Frikë në Maqedoninë e Veriut,125 raste të reja me COVID-19

Frikë në Maqedoninë e Veriut,125 raste të reja me COVID-19

15:16, 07/06/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut vijon të ketë shifra të larta nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 125 raste të reja, si dhe kanë ndërruar jetë dy të infektuar, njëri nga Prilepi dhe tjetri nga Strumica.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i lartë është në Shkup, me 46 të infektuar, pasuar nga Kumanova me 19 të infektuar, Shtipi 17, Tetova me 16 raste, Struga 7 Gostivari 6, Ohër 5, Veles 3 raste të reja, Negotinë 2 të infektuar, ndërsa Manastir, Koçanë, Dellçevë dhe Prilep nga 1 rast të ri. Ndërkohë, në këto 24 orë edhe 8 pacientë janë shëruar plotësisht.

Sipas një analize të Institutit të Shëndetit Publik, numri më i madh i rasteve të fundit me Covid-19 i takon grup moshës midis 30-39 vjet.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, një ditë më parë kujtoi se virusi është i pranishëm, shpërndarja e tij është agresive megjithatë përbërja e tij është asimptomatike dhe më pak i rrezikshëm në raport me virusin e javëve të para të përhapjes së tij.

Ministri Filipçe edhe një herë përmes profilit të tij në fejsbuk u bëri apel qytetarët të japin informacione të sakta dhe të plota në anketat epidemiologjike. Siç thotë Filipçe, beteja është e përbashkët, prandaj të gjithë duhet kontribuar për ta fituar të njëjtën.

Ndërkohë, nga OBSH-ja pas përditësimit të udhëzimeve kanë rekomanduar të gjitha qeveritë në botë të insistojnë që qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse në vendet publike, ku ekziston rrezik për bartjen e virusit, me qëllim të ulet rreziku i përhapjes së pandemisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco