Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

COVID-19/ Ish-deputeti maqedonas pozitiv, të infektuar edhe gruaja e vajza tre muajshe

COVID-19/ Ish-deputeti maqedonas pozitiv, të infektuar edhe gruaja e vajza tre muajshe

15:03, 31/05/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari dhe ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri në ‘Facebook’ bëri të ditur se është i infektuar me coronavirus.

“Pavarësisht kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua t’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19”, shkruan Zekiri ne rrjetet sociale.

Ai thotë se edhe pse nuk ka asnjë simptoma ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus dhe ju bën apel qytetarëve të kenë kujdes.

“Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdesshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit”, shkruan Zekiri.

Në fund aj shpreh keqardhje dhe kërkon falje ndaj të gjithëve ata që kanë pasur kontakt ditëve të fundit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco