Arushi kthehet në strehimore, se banorët filluan t’ia jepnin ushqimin gati Cooper

Arushi kthehet në strehimore, se banorët filluan t’ia jepnin ushqimin gati

14:17, 07/05/2020
A+ Aa A-

Greqi - Një nga dy arushët që u lëshuan nga strehimorja e kafshëve të egra Arcturos, javën e kaluar, u kthye përsëri në strehimore, pasi u bë e qartë se ai nuk do të mund të përballonte jetën në natyrë.

Sipas njoftimit më 6 maj 2020, banorët e zonës e zbuluan vendndodhjen e arushit Cooper pasi një video e tij u shpërnda në media sociale dhe filluan t’i çonin atij ushqim, duke eleminuar kështu çdo mundësi që ariu të mësonte të shmangte afërsinë me njerëzit.

Cooper, i cili ishte më i dobëti nga dy kafshët dhe peshonte vetëm 67 kilogramë, u gjet pranë një dige në rajonin e Follorinës, në veri të Greqisë.

Njësia e urgjencës Arcturos e kapi kafshën për të parandaluar çdo përballje me njerëzit dhe e çoi atë në strehimore ku do të jetojë tani e tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco