Greqi: kaprollit të sapolindur të plagosur, i gjendet një shoqe

Greqi: kaprollit të sapolindur të plagosur, i gjendet një shoqe

12:44, 01/05/2020
A+ Aa A-

Një kaproll I dytë I posalindur u gjet në një kaçubë pranë një ferme në zonën Kompoti të Artas, në Greqi të mërkurën dhe u dërgua në strehëzënn e kafshëve të egra Arcturos në Florina.

Shpëtimtarët e saj e quajtën atë Mata dhe ajo do t’i bëjë shoqëri Thomasit, një tjetër dreri foshnje që ishte sjellë në strehëzën e Arcturos me një dëmtim të rëndë në këmbë të hënën.

Të dy kafshët do të qëndrojnë në klinikën veterinare Agrapidies, në Florina, për disa javë deri sa të marrin veten e të kthehen sërish në botën e egër vitin e ardhshëm.

Thomas u gjet me një këmbë të thyer nga gjahtarët në malin Paiko dhe u dërgua në strehëz, pasi shanset për të mbijetuar në pyll me lëndime të tilla ishin të pakta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco