Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Rriten viktima në Turqi/ Raportohen 75 viktima në 24 orë dhe mbi 30 mijë të infektuar në total

Rriten viktima në Turqi/ Raportohen 75 viktima në 24 orë dhe mbi 30 mijë të infektuar në total

20:30, 06/04/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Turqia shënoi 75 viktima si pasojë e COVID-19 me një total prej 649 personash.  

Nga testet e kryera brenda ditës së sotme, 3,148 persona rezultuan pozitiv me koronavirusin e ri ku në vend janë gjithsej 30,217 të infektuar.  

Aktualisht 1,415 persona ndodhen në terapi intensive ndërsa 966 të tjerë janë vendosur janë të pajisur me respiratorë.  

Numri total i personave që janë shëruar nga virusi, është 1,326.  

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca deklaroi se në javët e ardhshme do të shtohet numri i testimeve që do të kryhen në vend ku do të arrijë mbi 30 mijë tampone në ditë.  

Ditën e sotme Presidenti Recep Tayip Erdogan, vendosi masa më të rrepta dhe izoluese në vend.  

Transporti interurban do të pezullohet për 31 qytete. Të gjithë qytetarët do të duhet të pajisen me maska kur të dalin në pazar apo në vende publike.  

Ndërkohë qeveria, duke filluar këtë javë, do të shpërndajë 5 maska për çdo qytetar brenda një jave.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco