Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Raportohen 68 viktima dhe 1673 të infektuar në Greqi

Raportohen 68 viktima dhe 1673 të infektuar në Greqi

19:28, 04/04/2020
A+ Aa A-

Mediat greke raportojnë se numri i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në 68 persona, 9 prej të cilëve humbën jetën ditën e sotme, vetëm brenda pak orësh.   

Shifrat janë bërë publike nga përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.

"Përhapja e virusit është aq e madhe sa asnjë sistem shëndetësor në botë nuk mund ta durojë atë," tha ZTsiodras.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 1.673, nga të cilët 54.4% janë burra, ndërsa numri i pacientëve që po trajtohen në intubacioni është 92 (76.9% burra).   

Ekspertët thonë se Greqia është optimiste sa i përket evolucionit të koronavirusit, por theksojnë gjithashtu se se: “nuk duhet të jemi të vetëkënaqur sepse atëherë virusi do të na shkatërrojë”.    

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco