Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ Turqia dërgon 1000 forca speciale në kufirin me Greqinë. Soylu paralajmëron...

FOTO/ Turqia dërgon 1000 forca speciale në kufirin me Greqinë. Soylu paralajmëron...

18:17, 05/03/2020
A+ Aa A-

Ministri turk i brendshëm Suleyman Soylu ka vizituar sot nga ajri kufirin turko-grek, aty ku prej ditësh ka përplasje të forta të forcave helene me emigrantët që tentojnë të futen në territorin e tyre.

Teksa përgënjeshtroi shifrat e dhëna nga mediat greke, Soylu lëshoi edhe një paralajmërim për fqinjtë e tij.

“Pse duhet të sulmojmë edhe ne me gaz? Nëse njerëzit duan të kalojnë, le të kalojnë. Ne po themi që “nuk i pengojmë”. Pse Turqia duhet të hedhë gaz ndaj pales greke. Ata që hedhin janë pala greke, po sulmojnë edhe pikat tona. Ne këtë do e pengojmë. Kemi komunikuar me  Forcat e Armatosura Turke, do të merren masat e duhura. Po sjellim në kufi 1000 pjesëtarë të forcave speciale”, tha ndër të tjera Soylu, përcjell Syri.net.

Sipas ministrit turk, kjo masë merret në mënyrë që të ndalet dhuna ndaj emigrantëve.

Madje Soylu këmbënguli për një emigrant të vdekur në kufi, diçka që qeveria greke e ka mohuar dje.

Ministri turk i brendshëm tha që Turqia është e vendosur të apelojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në këtë çështje.

"Ministri ynë i Jashtëm do ta bëjë atë një çështje ndërkombëtare," u shpreh Suleyman Soylu. /A.R,Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco