Një tjetër tërmet i fuqishëm lëkund Turqinë

Një tjetër tërmet i fuqishëm lëkund Turqinë

17:19, 18/02/2020

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Turqi.

Para pak minutash, në zonat pranë Izmirit është regjistruar një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter.

Sipas asaj që raporton EMSC, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 97 km larg qytetit të Izmirit dhe 13 km  larg Kirkagaç, raporton Syri.net.

Deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo materiale.

Prej 24 janarit, Turqia është goditur nga një seri e përditshme tërmetesh. Ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar se vendi pritet të goditet edhe nga një tërmet me magnitudë mbi 7 ballë të shkallës rihter. /Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco