Maqedonia e Veriut në dyert e NATO-s, parlamenti ngre simbolikisht flamurin

Maqedonia e Veriut në dyert e NATO-s, parlamenti ngre simbolikisht flamurin

07:47, 12/02/2020
A+ Aa A-

Flamuri i  NATO-s është ngritur në mënyrë simbolike para parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas Ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO.

Dje, Maqedonia e Veriut ratifikoi në Kuvend dhe marrëveshjen për t'u bërë anëtarja e 30-të e NATO-s. Qenë 114 vota pro dhe asnjë kundër dhe vendi e konsideroi si  moment historik.

Pritet pas pak ditësh, firma e fundit nga parlamenti i Spanjës për t'u bërë anëtare me të drejta të Aleancës Veri-Atlantike.

Pas votimit në Kuvend, deputetët e Maqedonisës së Veriut e ngritën në mënyrë simbolike, flamuri e NATO-s në oborrin e Kuvendit, kryesuar nga Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të RMV-së dhe miqtë ndërkombëtarë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco