Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Rrëmbenin prostituta dhe i dhunonin në pyll/ Arrestohen dy ‘të rrezikshmit’ e Athinës

FOTO/ Rrëmbenin prostituta dhe i dhunonin në pyll/ Arrestohen dy ‘të rrezikshmit’ e Athinës

21:05, 11/02/2020
A+ Aa A-

Pas një urdhri të Prokurorisë së Athinës, policia greke ka publikuar identitetet dhe fotot e dy të arrestuarve bullgarë, të akuzuar për përdhunim, plaçkitje dhe sulmimin e vajzave që prostituoheshin në rrugë.

Sipas autoriteteve, të arrestuarit janë:

1.Vasil Ivanov Borislanov Velizar Giordi Daniel i lindur rreth viteve 1976 ose 1977 ose 1978 ose 1980, në Bullgari. (ende nuk dihet i saktë viti)

2.Tanev Toncho i Dimitrov Basilika i lindur më 1985 në Bullgari.

Autorët zhvillonin veprimtari kriminale në qendër të Athinës, ku i shkonin pranë femrave që prostituoheshin në Athinë dhe u prezantoheshin si klientë.

Në momentin që vajzat pranonin të kalonin disa orë me to, ata i merrnin, i çonin në një pyll dhe më pas i rrihnin brutalisht, duke përdorur sende si thika, kaçavida.

Nga informacioneve, tre prej vajzave që prostituoheshin kanë humbur edhe jetën.

Një vajzave ishte rrahur aq rëndë saqë kishte një kafkë të thyer, një frakturë të dorës së majtë dhe thyerje dhe të nxira në të gjithë trupin e saj.

Pasi i “qëllonin me thikë në pyll”, ata vazhdimisht dhunonin viktimat e tyre dhe u mernin parat dhe sendet personale që kishin me vete, duke përfshirë kartat e dhomave në hotelet ku ato rrinin.

Më pas, me këto karta ata shkonin në dhomat e tyre për të marrë paratë, sendet me vlerë dhe sende të tjera.

Në një prej rasteve, ata i morën kartat e kreditit një vajzë dhe e detyruan atë me forcë që të zbulojë kodet, nga të cilat kishin tërhequr 4,300 euro nga një bankomat.

Gjithashtu ata kontaktonin me të afërmit e viktimave të tyre, duke kërkuar para për lirimin e tyre, duke marrë 1.000 euro në një rast.

Autorët e rrezikshëm bullgarë u akuzuan për përdhunim, rrëmbim, dëmtim të rëndë trupor, plaçkitje dhe rezistencë, pasi ata i rezistuan fortë policisë gjatë arrestimit të tyre.

Autoritetet thonë se hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar përfshirjen e tyre në vepra të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco