Sot Oliver Spasovski mandatohet Kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut

Sot Oliver Spasovski mandatohet Kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut

11:27, 03/01/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot pritet t’i dorëzojë mandatin e kryeministrit teknik Oliver Spasovskit. Presidenca ka lëshuar një deklaratë, njofton Zhournal, ku theksohet se kjo bëhet në përputhje me nenin 84 të Kushtetutës dhe nenin 43 të Ligjit për Qeverinë.

“Pas përfundimit të seancës në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski në kabinetin e tij – Vila Vodno, do të takohet me anëtarët e përbërjes së re të Qeverisë”, theksohet në komunikatë.

Sot më heret, kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, duke ndjekur kështu një procedurë të kërkuar sipas Marrëveshjes së Përzhinos. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco