Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Krimi në grup/ Mbyllet hetim për vrasjen e reperit, prokurori liron anëtarët e Agimit të Artë

Krimi në grup/ Mbyllet hetim për vrasjen e reperit, prokurori liron anëtarët e Agimit të Artë

22:28, 18/12/2019
A+ Aa A-

Anëtarët e partisë politike Agimi i Artë ishin nën akuzën e vrasjes së këngëtarit Paul Fyssas, por prokurori grek Adamantia Economyou, ka kërkuar lirimin e të gjithë anëtarëve.

Në përfundimet e prokurorit, kjo parti nuk ka qenë asnjëherë organizatë kriminale dhe se nuk ka urdhëruar kryerjen e veprave kriminale.

Duke hedhur poshtë me mijëra faqe hetimi, që prej vitit 2013, prokurori liroi gjithashtu dhe kreun e kësaj partie Nikos Michaloliakos.

Prokurori ka arritur në konkluzion se autori i vërtetë i krimit është Giorgios Roupakias, i cili ka pranuar fajësinë dhe se gjithë anëtarët e tjerë të partisë duhet të lirohen.

Në 18 shtator 2013, reper grek Pavlos Fyssas u vra në perëndim të Athinës në Keratsini, nga një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë politik ,Agimi i Artë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco