Mjekët pa Kufij japin alarmin/ Kampi në Vuçjak, i rrezikshëm dhe ç’njerëzor

Mjekët pa Kufij japin alarmin/ Kampi në Vuçjak, i rrezikshëm dhe ç’njerëzor

17:27, 15/11/2019

Migrantët që përpiqen të shkojnë në Evropën Perëndimore, po jetojnë "në kushte të rrezikshme" në Bosnje, thotë organizata Mjekët pa Kufij.

Grupi i Mjekëve pa Kufij tha se kampi i improvizuar i refugjatëve, në Vuçjak të Bosnjës, nuk i plotëson standardet themelore të jetesës, duke e quajtur atë një vend të rrezikshëm dhe ç’njerëzor, raporton Rel.

Në kampin në Vuçjak, që është ndërtuar në qershor, gjenden rreth 2.000 njerëz. Aty nuk ka energji elektrike ose ujë të pijshëm.

Gjatë vitit të kaluar, Bashkimi Evropian i ka dhënë Bosnjës më shumë se 36 milionë euro ndihmë për tu përballur me fluksin e migrantëve.

Komisioneri evropian për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopulous tha se kushtet në kampin e Vuçjakut janë të papranueshme.

Shumica e migrantëve janë mbledhur në pjesën veriperëndimore të Bosnjës, e cila kufizohet me vendin anëtar të BE-së, Kroacinë.

Më 14 nëntor, Avramopoulos paralajmëroi që moti i ftohtë mund të çojë në një krizë humanitare në Bosnje.

"Ne e kemi ngritur me autoritetet, rrezikun e një krize humanitare", tha Avramopoulos në Parlamentin Evropian.

Ai tha se duhet të sigurohen strehim adekuat për rreth 8,000 migrantë në vend.

Më 15 nëntor, Bashkimi Evropian tha se është informuar për vendimin e autoriteteve të Bosnjës dhe Hercegovinës për ndarjen e dy lokacioneve shtesë të pritjes së migrantëve.

BE-ja u zotua se do të mbështes autoritetet lokale për të përmirësuar kushtet e pritjes në këto qendra të reja.

"Bashkimi Evropian do të vazhdojë angazhimin e tij për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të përballueshme për të gjithë. Fondet e rëndësishme të BE-së janë tashmë në dispozicion për të mundësuar këto vende të reja.

Prioritetet e ndihmës financiare të BE-së përfshijnë gjithashtu ofrimin e ndihmës humanitare, strehimit, ushqimit, veshjeve, shërbimeve, ndihmës mjekësore, arsimit dhe shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve.

Migrantët që synojnë të arrijnë në Evropë, shpesh hyjnë në Bosnje përpara se të kalojnë në Kroaci - vend anëtar i Bashkimit Evropian - dhe të vazhdojnë më pas më në perëndim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco