Presidenti i PE-së garanton maqedonasit: Anëtaret që kishin rezerva, tani po ndryshojnë

Presidenti i PE-së garanton maqedonasit: Anëtaret që kishin rezerva, tani po ndryshojnë

21:29, 04/11/2019

Presidenti i ri i Palamentit Evropian David Sassoli ishte të hënën në Maqedoninë e Veriut, në vizitën e tij të parë në një vend jashtë Bashkimit Evropian, për të shprehur mbështetjen e tij për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit mes Shkupit dhe BE-së.

Kreu i ligjvënësve evropianë tha në Shkup se vendimi i Brukselit për moshapjen e bisedimeve mund të ndryshojë brenda pak muajsh, sipas VOA. 

“Anëtaret e BE-së, të cilët kishin rezerva për Maqedoninë e Veriut, tani po ndryshojnë qëndrim”, tha zoti Sassoli.

Pas takimit me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, zoti Sassoli tha se Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë këtë periudhë për të vazhduar reformat dhe për të mos lejuar bllokimin e tyre.

Ai tha se vendimi i Këshillit Evropian nuk është një humbje por një lloj ndalese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ne, shtoi ai, jemi më të fortë sepse të githa institucionet evropiane janë në anën tonë dhe janë të bindura se Maqedonia e Veriut duhet ta fillojë procesin e bisedimeve sepse të gjitha kushtet për këtë janë arritur”.

Presidenti i Parlamentit Evropian, politikani italian David Sassoli të martën do të mbajë një fjalim para deputetëve në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, teksa do të takohet edhe me drejtues të partive politike.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi qëndrimin e njohur se nuk ka alternativë tjetër për vendin e tij përveç rrugës drejt integrimit në BE. “Reformat janë të rëndësishme për vetë ne këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha zoti Zaev.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco