Pas Korçës tjetër tërmet i fuqishëm, banorët në panik nga lëkundjet e tokës

Pas Korçës tjetër tërmet i fuqishëm, banorët në panik nga lëkundjet e tokës

18:29, 02/11/2019
A+ Aa A-

Një tjetër lëkundje e fuqishme është regjistruar në orët e pasdites në rajonin e Ballkanit, i cili në muajt e fundit po goditet në seri nga tërmetet e fuqishme.

Tërmeti i fortë i radhës është shënuar në Bosnje Hercegovine, duke ngjallur panik të banorët.

Fuqia sizmike e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter me thellësi rreth 5 km.

Tërmeti është shënuar 85 km nga Sarajeva.

Vetëm një ditë më parë Shqipëria u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter që tronditi qytetin e Korçës.

Tërmet që për fat të mirë nuk shënoi dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco